Wall Street rikthehet nga nokauti i djeshëm

Amerika

Wall Street rikthehet nga nokauti i djeshëm

Më: 18 maj 2017 Në ora: 18:28
Wall Street

Aksionet në Wall Street në fillim të tregtisë së sotme shënuan ngritje të ndjeshme, pas rënies së djeshme të shkaktuar nga skandali që ka hedhur në hije presidencën e Donald Trump dhe agjendës së saj ambicioze për inkurajimin e rritjes ekonomike.

Menjëherë pas hapjes së bursës, indeksi industrial Dau Xhons shënoi rritje 0,01 për qind, në 20.609,92 poenë, S&P 500 ka shënuar rritje 0,06 për qind në 2.358,33 poenë, ndërsa Nasdak ka shënuar rritje 0,03 për qind në 6.012,83 poenë, raporton agjencia Reuters.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat