Brazili, vendi me më së shumti vrasje në botë

Amerika

Brazili, vendi me më së shumti vrasje në botë

Më: 19 maj 2017 Në ora: 18:06
Beazili, vend i pa sigurt

Brazili njihet si njëri prej vendeve më të pasigurta në botë, në të cilin janë të zhvilluara shumë banda mafioze. Sipas disa raporteve, në Brazil janë kryer më shumë vrasje se sa në Siri gjatë vitit 2015.

Përderisa në Siri janë vrarë 55,219 njerëz nga lufta, në Brazil janë vrarë 58,383 njerëz pa pasur luftë fare. Sipas Forumit Brazilian për Siguri Publike, këto shifra janë alarmante.

Brutaliteti i policisë u theksua edhe nga raporti, i cili tha se 3,345 njerëz - një mesatare prej nëntë ditësh - u vranë nga policia në vitin 2015.

Ndërsa, 400 oficerë policie vdiqën, edhe pse vetëm një e treta ishin në detyrë në kohën e vdekjes së tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat