Flynn refuzon të bashkëpunojë me Senatin për hetimin për lidhjet me Rusinë

Amerika

Flynn refuzon të bashkëpunojë me Senatin për hetimin për lidhjet me Rusinë

Më: 23 maj 2017 Në ora: 08:30
Michael Flynn

Michael Flynn, ish-këshilltari për siguri kombëtare i presidentit Donald Trump, i cili është shkarkuar pasi kishte keqinformuar nënpresidentin amerikan për kontaktet e tij me zyrtarët rusë, ka refuzuar që të dorëzojë disa dokumente tek një komiteti i Kogrensit që po heton ndërhyrjen e dyshuar ruse në zgjedhjet presidenciale më 2016.

Vendimi i Flyyn, është njoftuar përmes një letre në Komisionin e Inteligjencës të Senatit, duke i shtuar kështu më shumë mister ndërhyrjes të dyshuar të Rusisë, teksa FBI është duke vazhduar hetimin për bashkëpunëtorët e Trumpit.

Komiteti i Sneaitt, ka kërkuar nga Flynn të dorëzojë emaile dhe dokumente të tjera, që ndërlidhen me lidhjet e dyshuara me Rusinë.

Por avokati i Flynn, ka thënë se klienti i tij nuk do të bëj një gjë të tillë, duke u thirrur në të drejtën e tij ligjore, që sipas Kushtetutës, lejon që një person i hetuar të mos dëshmojë kundër vetes së tij.

Anëtarët e Komitetit të Senatit, përmes një deklarate kanë thënë se janë të dëshpëruar me vendimin e Flynn që të mos bashkëpunojë për hetimin.

Flyn është nën hetim për lidhjet e dyshuara me zyrtarët rusë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat