Pentagoni: Koalicioni ushtarak ka vrarë tre liderë të Shtetit Islam

Amerika

Pentagoni: Koalicioni ushtarak ka vrarë tre liderë të Shtetit Islam

Më: 26 maj 2017 Në ora: 15:43
Pentagoni

Pentagoni ka bërë të ditur se koalicioni ushtarak, i cili lufton kundër Shtetit Islam në Irak dhe Siri, në dy muajt e fundit janë vrarë tre liderë të lartë ushtarakë islamikë, transmeton Reuters.

Në kumtesën e publikuar të premten, thuhet se operatori i Shtetit Islam me prejardhje nga Turqia Mustafa Gunes është vrarë në sulmet ajrore në Majadin në Siri, më 27 prill, ndërsa në të njëjtin vend është vrarë më 11 maj edhe planifikuesi i sulmeve, algjeriani Abu Asim al Xhazeri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat