SHBA dërgon aeroplanmbajtësen e tretë në rajonin e Paqësorit

Amerika

SHBA dërgon aeroplanmbajtësen e tretë në rajonin e Paqësorit

Më: 28 maj 2017 Në ora: 05:00
Aeroplanmbajtësja USS Nimitz

Shtetet e Bashkuara po dërgojnë aeroplanmbajtësen e tretë në rajonin perendimor të Paqësorit në një paralajmërim të dukshëm ndaj Koresë së Veriut për të penguar programin e saj bërthamor dhe balistik, thanë dy burime për Zërin e Amerikës.

Aeroplanmbajtësja USS Nimitz, një nga anijet luftarake më të mëdha në botë, do t’i bashkohet aeroplanëmbajtëseve USS Carl Vinson dhe USS Ronald Reagan, në perëndim të Paqësorit.

Ushtria amerikane rallë ka dislokuar tre aeroplanmbajtëse në të njëjtin rajon.

Por kërcënimi në rritje nga Korea e Veriut shihet si një sfidë madhore e sigurisë për presidentin Donald Trump, i cili është zotuar ta ndalojë atë vend të zhvillojë aftësi për të goditur Shtetet e Bashkuara me një raketë bërthamore, kapacitet që Pheniani mund ta ketë pas vitit 2020.

Përkrah kryeministrit japonez Shinzo Abe, zoti Trump tha të premten para takimit të G-7 në Siçili se Korea e Veriut do të ishte një fokus i veçantë i takimit.

Një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë lëshuar të premten thuhet se të dy udhëheqësit kanë rënë dakord të shtojnë sanksionet ndaj Koresë së Veriut në një përpjekje për të parandaluar zhvillimin e mëtejshëm të programeve raketore balistike dhe programeve bërthamore të Koresë së Veriut.

Ushtria amerikane, ndërkohë, do të testojë një sistem për të rrëzuar një raketë balistike ndërkontinentale ose ICBM për herë të parë javën e ardhshme, e cila kërkon të simulojë një raketë ndërkoninetale të Koresë së Veriut e drejtuar kundër Shteteve të Bashkuara.

Agjencia e mbrojtjes raketore tha se do të provojë një sistem ekzistues të mbrojtjes nga raketat të martën në përpjekje për të kapur një ICBM. Pentagoni ka përdorur një sistem tjetër raketor për të kapur lloje të tjera të raketash, por asnjëherë kundër një raketë balistike ndërkontinentale si ajo e Koresë së veriut.

Sistemi raketor tokësor i mbrojtjes apo GMD nuk ka qenë i sukseshëm në 9 nga 17 përpjekjet kundër raketave pa aftësi interkontinentalë që nga viti 1999.

Prova më e fundit, në qershor 2014, ishte e suksesshme - por 3 prova të mëvonshme dështuan./voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat