Washingtoni i gatshëm për ndalimin e kompjuterëve në të gjitha fluturimet

Amerika

Washingtoni i gatshëm për ndalimin e kompjuterëve në të gjitha fluturimet

Më: 28 maj 2017 Në ora: 22:04
Ilustrim

Autoritetet amerikane janë të gatshme për të ndaluar laptopët në bordin e avionit në të gjitha fluturimet me destinacion SHBA-në për shkak të një kërcënimi real, theksoi sot ministri i Sigurisë së Brendshme, John Kelly.

“Ekziston një kërcënim real (…) është vërtet frikë nga terroristët, të sulmosh një avion në fluturim, veçanërisht një avion amerikan të mbushur me amerikanë në bord”, deklaroi John Kelly për stacionin televiziv Fox News.

Më 21 mars, autoritete amerikane kishin ndaluar pasagjerët e ardhur nga 10 aeroporte, në tetë vende arabe dhe në Turqi për të transportuar në kabinën e avionit laptopë, tableta dhe aparate të tjera elektronike të një përmase më të madhe se ajo e një celulari.

Ata njoftuan menjëherë se këto shtrëngime do të shtrihen dhe në rajone të tjera, përfshirë dhe Evropën.

SHBA-ja disponon informacione nga shërbimet sekrete, sipas të cilave, një laptop mund të përdoret për të lëshuar një bombë në bordin e një avioni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat