100 vjetori i JFK: 10 fakte për presidentin më karizmatik të gjitha kohërave në SHBA

Amerika

100 vjetori i JFK: 10 fakte për presidentin më karizmatik të gjitha kohërave në SHBA

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 29 maj 2017 Në ora: 17:35
John Fitzgerald Kennedy

John Fitzgerald Kennedy ishte presidenti më i ri i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kur mori detyrën ishte 43 vjet, ndërsa ajo zgjati 1036 ditë, nga 20 janar 1961 deri 22 nëntor 1963. Sot ai do kishte 100 vjet, shkruan “Bota sot”. 

Image

1. John F. Kennedy ishte presidenti i parë amerikan, i cili lindi në shekullin e njëzet. Gjithashtu ishte presidenti i parë që kishte fenë katolike.

Image

2. Familja e tij ishte shumë e kamur. Për datëlindjen e tij të 21, ai mori një milion dollarë dhuratë nga babai i tij. Tetë vëllezërit dhe motrat e tij gjithashtu.

Image

3. Gjithë rrogën e tij si president amerikan e dhuroi për organizatat humanitare.

Image

4. Përpara se të fillonte karrierën politike JFK ishte i suksesshëm edhe si shkrimtar. Libri i tij «Civil courage» u shpërblye me njërin ndër çmimet më të rëndësishme “Pulitzer Preis”.

Image

5. Për letrën motivuese në Harvard ai shkruajti vetëm pesë fjali. Mjaftuan që JFK të pranohej në elitët e universitetit.

Image

6. Gjatë LDB ai sherbente në US-Navy dhe shpëtoi aleatët gjatë një sulmi në ishullin Kasolo. Sot ky ishull emërtohet «Kennedy Island».

Image

7. John F. Kennedy si fëmijë kishte probleme të ndryshme shëndetësore si alergji, astmë dhe dhimbje shpine. Brenda ditës konsumonte deri në 12 medikamente.

Image

8. Edhepse JFK ishte i martuar, flitet për disa afera. Mes tyre edhe me Marilyn Monroe.

Image

9. Në 22 nëntor 1963 Kennedy u vra në Dallas. Motivet e sulmit deri tani janë të pasqaruara. Mbi vdekjen e tij ka shumë thashetheme dhe teori konspirative.

Image

10. Gjithashtu edhe vëllai i tij më i vogël, Robert është qëlluar për vdekje për sebepe politike në 5 qershor 1968./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat