Raportet: Trump do t’i tërheq SHBA-të nga Marrëveshja e Parisit

Amerika

Raportet: Trump do t’i tërheq SHBA-të nga Marrëveshja e Parisit

Më: 31 maj 2017 Në ora: 20:23
Logoja e takimit në Paris në vitin 2015 për ndryshimet klimatike

Pritet që presideni, Donald Trump, do t’i tërheq Shtetet e Bashkuara nga Marrëveshja e Parisit e vitit 2015 për klimë, kanë raportuar mediat amerikane.

Agjencia Reuters e ka cituar një burim që ishte i informuar për vendimin, që ka thënë sot se zoti Trump ka vendosur ta realizoj premtimin e fushatës për këtë marrëveshje, me të cilën shtetet janë pajtuar për ta ulur emisionin e gazrave, me qëllim të luftës kundër ndryshimeve klimatike.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë i tha agjencisë Associated Press se mund të ketë “përjashtime në terminologjinë”, që Trump e përdorë për ta shpallur tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja, duke e lënë të hapur mundësinë që vendimi nuk është final.

“Trump me gjasë do të tërhiqet nga marrëveshja e Parisit për klimë”, ka raportuar rrjeti ABC, duke e cituar një zyrtar të lartë të Shtëpisë së Bardhë.

Por, ky zyrtar ka tërhequr vërejtjen se asnjë vendim nuk është final derisa presidenti ta shpallë atë.Më herët, Donald Trump, i cili më parë është kërcënuar me tërheqje nga marrëveshja, ka refuzuar ta riafirmoj përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për këtë marrëveshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat