Këto janë masat e reja për të marrë një vizë në SHBA

Amerika

Këto janë masat e reja për të marrë një vizë në SHBA

Më: 2 qershor 2017 Në ora: 13:52
Ilustrim

Udhëtarët që kërkojnë pranimin në SHBA janë përballur me disa masa të reja surprizuese, raporton “Reuters”.

Për të marrë një vizë për në Shtetet e Bashkuara atyre ju është kërkuar të zbulojnë informacionin biografik të 15 viteve të fundit dhe gjithçka që kanë postuar në mediat sociale  pesë vitet e fundit.

Masa e përkohshme po gjykohet nga administrata Trump, shkruan syri.net. Zyra e Menaxhimit dhe Buxhetit të Shtëpisë së Bardhë miratoi pyetësorin e ri plotësues më 23 maj.

Formulari kërkon që aplikuesit për vizë të tregojnë informacionet rreth punësimit, vendit të banimit dhe vendet ku kanë udhëtuar gjatë 15 viteve të mëparshme.

Por atyre ju është kërkuar të zbulojnë gjithçka që kanë postuar në rrjetet sociale, një masë që i ka lënë të gjithë “gojëhapur”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat