Tillerson: Trump kërkon të jetë i angazhuar në çështjet e klimës

Amerika

Tillerson: Trump kërkon të jetë i angazhuar në çështjet e klimës

Më: 5 qershor 2017 Në ora: 09:50
Rex Tillerson

Presidenti amerikan Donald Trump kërkon të qëndrojë i angazhuar në çështjen e klimës, pavarësisht daljes së SHBA-së nga Marrëveshja e Parisit, garantoi sot sekretari i tij i Shtetit, Rex Tillerson.

“Trump vendosi të largohet nga marrëveshja e Parisit pasi ai vlerësoi se nuk i shëben amerikanëve as interesave të tyre ekonomike në të ardhmen”, deklaroi Tillerson gjatë vizitës së tij në Sidnei.

“Por besoj se fakti që presidenti njoftoi se është gati t’i rishikojë gjërat, të diskutojë, ndoshta të gjejë një marrëveshje të re, nënkupton se ai e pranon që ku probelm është i rëndësishëm dhe se kërkon të qëndrojë i angazhuar në këtë çështje”, shtoi ai.

Shefi amerikan i diplomacisë, që sipas analistëve bënte pjesë tek personat që ishin kundër një dalje nga Marrëveshja e Parisit, kishte thënë javën e kaluar se SHBA-ja do të vazhdojë në mënyrë të njëanshme përpjekiet e luftës kundër ngrohjes klimatike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat