SHBA: Dëgjim i tensionuar në Senat

Amerika

SHBA: Dëgjim i tensionuar në Senat

Më: 7 qershor 2017 Në ora: 19:30
Drejtori i Inteligjencës Kombëtare Dan Coats

Zyrtarët e lartë të inteligjencës së Shteteve të Bashkuara po refuzojnë të përgjigjen në pyetjet kryesore nga senatorët për çështjen nëse presidenti, Donald Trump, ka synuar të ndikoj në hetimin e FBI-së, për lidhjet e ndihmësve të tij me Rusinë.

Ky dëgjim i tensionuar i sotëm në Komitetin për inteligjencë të Senatit të Shteteve të Bashkuara, u bë një ditë para se ish-drejtori i FBI-së, James Comey, të dëshmoj për të parën herë, prej shkarkimit të tij nga ana e presidentit Trump, muajin e kaluar.

Comey e ka mbikëqyrë hetimin penal për kontaktet e ndihmësve të Trumpit me zyrtarët rusë, përfshirë edhe ish-këshilltarin për siguri kombëtare të zotit Trump, Michael Flynn.

Sipas raporteve të mediave, Trump ka synuar t’i bëjë presion zotit Comey për ta ndalur hetimin kundër Flynnit.

Ligjvënësit demokratë dhe disa republikanë sot u kanë bërë pyetje direkte drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, Dan Coats, dhe shefit të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Mike Rogers, se nëse Trump u ka bërë presion atyre për hetimin e FBI-së.

“Kurrë nuk kam qenë nën presion, kurrë nuk kam ndjerë presion për të ndërhyrë ose intervenuar në inteligjencë në mënyrë politike”, tha zoti Coats.

Coats dhe Rogers thanë se nuk do të diskutojnë në mënyrë publike për bisedimet private me presidentin.

Departamenti i drejtësisë më 17 maj e ka nominuar ish-drejtorin e FBI-së, Robert Mueller, për këshilltar special për mbikëqyrjen e hetimeve të FBI-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat