Shtëpia e Bardhë: Presidenti Trump “nuk është gënjeshtar”

Amerika

Shtëpia e Bardhë: Presidenti Trump “nuk është gënjeshtar”

Më: 8 qershor 2017 Në ora: 20:23
Sarah Huckabee Sanders

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë tha se presidenti, Donald Trump, “nuk është gënjeshtar”, pasi ish-drejtori i agjencisë FBI, James Comey i tha sot një komiteti të Senatit amerikan, se ishte diskredituar nga “gënjeshtrat” e administratës.

E pyetur për dëshminë e zotit Comey, zëdhënësja, Sarah Huckabee Sanders, tha sot se “mund të them se presidenti nuk është gënjeshtar”.

Ajo foli në një takim me gazetarët pa kamera televizive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat