Presidenti amerikan, Donald Trump akuzoi ish-shefin e FBI-së James Comey për “qyqar”.
Ai akuzoi Comey pasi muajin e kaluar u ka dhënë mediave shënimet e veta se Trump prej tij kishte kërkuar të heqë dorë nga hetimet për përfshirjen e Rusisë në kampanjën e kaluar zgjedhore në SHBA.
“Mendoj se rrjedhja e informacioneve të James Comey në media do të ketë pasoja më të mëdha se sa ishte menduar më herët. A është kjo ilegale? Kjo është shumë qyqare”, ka shkruar Trump në llogarinë e tij në Twitter.