Trump: Gjuetia më e madhe ndaj shtrigave në histori

Amerika

Trump: Gjuetia më e madhe ndaj shtrigave në histori

Më: 15 qershor 2017 Në ora: 16:22
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump tha sot se qytetarët janë dëshmitarë të “gjuetisë më të madhe të shtrigave në historinë amerikane”.

Trump në Twitter nuk ka shpjeguar se në çfarë po mendon me këtë, por shpesh hetimet për lidhjet e mundshme të njerëzve të afërt në kampanjën e tij me Rusinë i ka quajtur “gjueti shtrigash”.

“Jeni dëshmitarë i gjuetisë më të madhe të shtrigave në historinë e politikës amerikane, të cilën po e udhëheqin disa njerëz të këqij dhe kontrovers”, ka shkruar Trump.

Trump sot më herët shkroi në Twitter, se raporti i ri, në të cilin thuhet se mund të gjendet nën hetime të këshilltarit special Robert Muller për shkak të pengimit të drejtësisë pas shkarkimit të shefit të FBI-së James Comey, është “rrëfim i rrem”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat