Ndeshja miqësore bashkon demokratë e republikanë

Amerika

Ndeshja miqësore bashkon demokratë e republikanë

Më: 16 qershor 2017 Në ora: 18:15
Ndeshja

Ligjvënësit demokratë dhe republikanë u ndeshën si çdo vit në fushën e bejzbollit, një ndeshje që Kongresi e ka kthyer në traditë, në shenjë bashkimi. Aktiviteti u zhvillua vetëm një ditë pasi dikush që kishte postuar në rrjetet sociale mesazhe kundër presidentit Trump, hapi zjarr në stërvitjen e republikanëve për ndeshjen e bamirësisë.

Një shkëputje e shkurtër nga politika për një natë….

Demokratët dhe republikanët harrojnë ndasitë gjatë një ndeshjeje miqësore bejzbolli, e cila u luajt në nder të republikanit Steve Scalise. Ky i fundit u plagos, bashkë me katër të tjerë, disa orë përpara eventit.

Pasi mbajtën një minutë heshtje, homologët demokratë të Scalises thanë se kjo ndeshje jepte mesazhe të qarta:

“Jemi të vendosur që aktet e dhunës të mos na pengojnë, si neve ashtu edhe njerëzit, që të jetojmë jetën.”

Prania e forcave të shumta të rendit nuk i pengoi tifozët të mbushnin shkallët e stadiumit, duke thyer rekordin e pjesëmarrësve në një event të ligjvënësve amerikanë...

“Në fund të ditës jemi një familje e madhe në Capitol Hill, pavarësisht nga debatet dhe mosmarrëveshjet.”

Shumë ishin veshur me lejla dhe flori, ngjyrat e ekipit të vendlindjes së kongresmenit.

“Ishte bukur që gjithë këta njerëz të mirë u bënë bashkë sot; shpresojmë që e mira të fitojë mbi të keqen, pasi kemi parë plot të këqija kohëve të fundit.”

Pavarësisht nga debatet e vazhdueshme politike, tradita e vjetër e Washingtonit gjithmonë ia ka dalë t’i bëjë bashkë ligjvënësit e Capitol Hillit...

“Janë një grup burrash dhe grash në moshë të mesme që japin më të mirën e tyre në fushë; është një ndeshje me shumë shpirt.”

Por teksa kjo loja ngjall shumë shpresa...

….Sanfordi pyet veten nëse të shtënat do shënojnë një kthesë.

“Që të jemi shoqëri e civilizuar dhe e hapur, ne duhet të përpiqemi të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin. Për shembull, unë nuk jam dakord me ty, 100 përqind, por ama nuk të urrej si person.”

Një traditë vere që s’ndalet; t’i dhurojmë çdo njeriu në këtë park një moment uniteti, teksa vendi ecën përpara./voa

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat