Luftanija shkatërruese amerikane ndeshet me një anije tregtare

Amerika

Luftanija shkatërruese amerikane ndeshet me një anije tregtare

Më: 17 qershor 2017 Në ora: 12:13
Pamje nga vendi i ngjarjes

Shtatë marinarë amerikanë konsiderohen të zhdukur pas ndeshjes së luftanijes shkatërruese amerikane dhe një anije tregtare te bregdeti i Japonisë, njoftuan zyrtarë amerikanë dhe japonezë.

Sipas informacioneve të para, në incident është lënduar kapiteni i anijes amerikane dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Askush nga anija tregtare nuk është lënduar, transmeton KosovaPress.

USS Fitzgerald u ndesh me anijen tregtare, e cila po lundronte nën flamurin filipinas, rreth orës 2.30 të mëngjesit, sipas kohës lokale, rreth 56 mile nautike në jugperëndim të qytetit japonez Jokosuka, thuhet në kumtesën e marinës amerikane.

Kërkimet për personat e zhdukur është në rrjedhë, tha zëdhënësi i rojës bregdetare japoneze Joshihito Nakamura.  Ai ka shtuar se nuk e di nëse marinarët e zhdukur kanë rënë në det me rastin e ndeshjes, ose nëse kanë mbetur të ngujuar në pjesën e dëmtuar të luftanijes shkatërruese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat