I dyshuari për terrorizëm i cili ka goditur me thikë, një zyrtar të aeroportit “Flint” identifikohet si kanadezi Amor Ftouhi

Amerika

I dyshuari për terrorizëm i cili ka goditur me thikë, një zyrtar të aeroportit “Flint” identifikohet si kanadezi Amor Ftouhi

Nga: Beqir Sina Më: 22 qershor 2017 Në ora: 01:58
Ilustrim

FLINT, Michigan. - Sulmuesi i armatosur me një thikë që goditi një polic të aeroportit “Flint” sot të mërkurën në mëngjes, është identifikuar si banor kanadez , me emrin Amor M. Ftouhi.
Zyrtari, i aeroportit Lt Jeff Neville, u godit me thikë në qafë, nga Ftouhi, dhe u plagos rëndë, por tani është përmirësuar në gjendje të kënaqshme shendetsore. Ftouhi u arrestua në vendngjarje nga Neville, i ndihmuar nga dy anëtarë të tjerë të policisë dhe një punëtor i mirëmbajtjes, se aeroporit kur u godit.
Një zyrtar i FBI, në një konferencë shtypi sot pasdite, e konsideroi aktin një sulm të vetmuar terrorist në Aeroportin Ndërkombëtar Bishop. Agjenti Special në Detyrë David P. Gelios tha se Ftouhi ishte duke bërtitur "Allahu Akbar" pasi ai në mënyrë të rastësishme iu afrua Nevilës dhe filloi të thërriste me forcë "Allahu Akbar".
 
I dyshuari  bërtiti (gjatë goditjes me thikë), duke akuzuar zyrtarët e ruajtjes së rendit se:  “Ju keni vrarë njerëz në Siri, Irak dhe Afganistan dhe do të vdisni të gjithë ", tha Gelios, duke shtuar se thika e përdorur nga Ftouhi, ishte një thikë 12 inç me një dhëmbëzim prej 8 inç me dy teh.
Ftouhi përshkruhet si një njeri 50-vjeçar nga Quebec, i cili hyri në SHBA, më 16 qershor nga Liqeni Champlain Kanada. Ai nuk ka lidhje të njohura ose lidhje me zonën e Flintit, dhe nuk kishte një biletë ajrore kur hyri në aeroport. FBI po heton se si hyri në aeroport dhe thanë hetuesit kanadezë të cilët po punojnë në bashkëpunim me autoritetet Amerikane, për rastin përgjatë kufirit.
Ftouhi u arrestua me akuza për kryerjen e një akt dhune në një aeroport,  dhe në se gjendet fajtor mund të ketë një dënim deri në 20 vjet burg, tha agjenti i FBI, Gelios duke shtuar se akuzat shtesë janë të mundshme pasi hetimi vazhdon.
Drejtori i Sigurisë Publike, në aeroportin Bishop, Christopher Miller tha se Neville vazhdoi të luftojë edhe pse ishte goditur me thikë gjatë sulmit, para se ndihma e parë të arrinte.
"Ai goditi disa herë zotin Neville dhe vazhdoi ta godiste atë, atë edhe kur u rrethua nga forcat e tjera" tha Miller. "Neville e luftoi deri në fund, ai kurrë nuk pushoi së luftuari derisa i lidhi të dyja duart agresorit i ndihmuar edhe nga Lt. Dan Owen dhe një mirëmbajtës i aeroportit, të katër ishin në gjendje ta kapnin agresorin. Mes tyre dy policë musliman ".
Miller tha se Neville është duke qëndruar të qetë në spital, ndërsa Kryetaria e Bashkisë Flint, zonja Karen Weaver, falënderoi përpjekjet e  policit të ruajtjes së rendit  për përgjigjenndaj aktit .
"Ajo që ndodhi këtu është një tragjedi," tha ajo. "Është një ditë e trishtuar, por mund të ketë qenë më keq”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat