Tërmet në Guatemalë me intensitet 6,8 ballë

Amerika

Tërmet në Guatemalë me intensitet 6,8 ballë

Më: 22 qershor 2017 Në ora: 15:51
ilustrim

Në Guatemalë ka rënë një termet me intensitet prej 6,8 ballë, raporton Anadolu Agency (AA).

Qendra e Hulumtimeve Gjeologjike të SHBA-ve (USGS), bëri të ditur se tërmeti me epiqendër 38 kilometra në jugperëndim të qytetit të San Jose, është regjistruar në një thellësi prej 10 kilometrash.

Ndërkaq ende nuk ka ndonjë njoftim për dëmet e shkaktuara nga ky termet.

Në tërmetin e ndodhur gjatë javës së kaluar në këtë shtet, me intensitet prej 6,9 ballë, 2 persona kishin humbur jetën kurse 5 të tjerë ishin plagosur. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat