Senatorët republikanë publikojnë planin për reformën e kujdesit shëndetësor

Amerika

Senatorët republikanë publikojnë planin për reformën e kujdesit shëndetësor

Më: 22 qershor 2017 Në ora: 18:26
Senatorët republikanë

Ligjvensësit republikanë në Senat të ejten bënë publik planin e tyre për të reformuar sistemin e sigurimeve shëndetësore të miratuar gjatë kohës së presidentit Obama, që njihet gjerësisht me emrin "Obamacare".

Projekt-ligji i ri mund të votohet në Senat ndoshta që javën tjetër. Duke shpallur projekt-ligjin, kryetari i republikanëve në Senat, Mitch McConnell, tha se do të ketë kohë të mjaftueshme për të zhvilluar diskutime rreth tij. Demokratët i kanë kritikuar republikanët se e hartuan projekt-ligjin në mënyrë sekrete.

Duke folur sot, kreu i demokratëve të pakicës në Senat, Chuck Schumer tha se projekt-ligji do të jetë më i kushtueshëm dhe do të lerë miliona amerikanë pa mbulim. Dhoma e Përfaqësuesve paraqiti variantin e saj para disa javësh, i cili u kritikua për shkurtime të thella të programeve të sigurimit për shtresat e varfëra.

Sipas një vlerësimi me këtë variant, 23 milionë amerikanë do të humbisnin sigurimet shëndetësore. VArianti i senatit ende nuk është analizuar. Republikanët janë angazhuar për 7 vjet, që nga viti 2010 kur doli plani Obamacare për të ndryshuar atë. Tani që ata kanë kontrollin si të Shtëpisë së Bardhëedhe të të dy dhomave të kongresit është mundësia më e mirë për ta ndryshuar planin. Shpenzimet për sistemin e kujdesit shëndetësor zënë një-të-gjashtën e ekonomisë amerikane./voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat