Kolumbi - Përmbyset anija, 9 persona humbasin jetën

Amerika

Kolumbi - Përmbyset anija, 9 persona humbasin jetën

Më: 26 qershor 2017 Në ora: 05:32
ilustrim

Një anije në Kolumbi është përmbysur në një rezervuar të Kolumbisë perëndimore duke bërë që 9 persona të humbasin jetën.

Sipas policisë, nga 150 persona që ishin në bord, 28 prej tyre janë shpallur të humbur. Anija me katër kate u përmbys të dielën në afërsi të qytetit turistike Guatape në lindje të Medellinit.

Ndihma e shpejtë arriti menjëherë për të tërhequr viktimat ndërkohë që vazhdojnë hetimet ku helikopterët e ushtrisë dhe zhytësit ndodhen në vendin e ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat