Fundosjet anija në Kolumbi, të paktën gjashtë të vdekur

Amerika

Fundosjet anija në Kolumbi, të paktën gjashtë të vdekur

Më: 26 qershor 2017 Në ora: 15:14
Anija

Të paktën gjashtë persona kanë vdekur dhe 31 persona rezultojnë të zhdukur sot në Kolumbi një ditë pas fundosjes së një anije turistike në liqenin Guatape, një qendër turistike në pjesën veri-perëndimore, njoftoi presidenti i vendit.

“Gjashtë persona rezultojnë aktualisht të vdekur dhe 31 të tjerë të humbur”, deklaroi presidenti Juan Manuel Santos, i cili shkoi menjëherë në vendngjarje, duke raportuar një bilanc të përditësuar nga qeverisja lokale që bën të ditur nëntë të vdekur.

Autoritetet nuk specifikuan arsyet e fundosjes të kësaj anije e quajtur “Almirante” në rezervuarin e liqenit El Peñol në Guatape, rreth 68 kilometra nga Medellin.

Fundosja u rregjistrua rreth orës 14:00 (19:00 GMT) të dielën në këtë zonë mjaft të vlerësuar për kolumbianët, e preferuar për të shijuar shëtitjet me anije, për të peshkuar apo praktikuar jet-ski, kryesisht gjatë fundjavave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat