Trump pret në takim kryeministrin e Indisë

Amerika

Trump pret në takim kryeministrin e Indisë

Më: 26 qershor 2017 Në ora: 15:46
Shtëpia e Bardhë,Uashington

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të presë sot në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin e Indisë, Narendra Modi.

Takimi do të jetë i pari midis liderëve të dy demokracive më të mëdha në botë.

Ai zhvillohet në kohën e pasigurive për shkak të dallimeve të tyre mbi tregtinë dhe çështje të tjera.

Trump është fokusuar në përafrimin me rivalin strategjik të Indisë, Kinën, të cilën e sheh si vend me ndikim te Koreja e Veriut.

Por, Uashingtoni dhe Nju Delhi ndajnë shqetësimet për rritjen e Kinës si fuqi ushtarake.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat