Rikthehet dekreti për emigrantët i Presidenit Trump

Amerika

Rikthehet dekreti për emigrantët i Presidenit Trump

Më: 26 qershor 2017 Në ora: 20:05

Gjykata Supreme e SHBA-ve riktheu sot pjesërisht dekretin e Presidentit Donald Trump për emigracionin.

Dekreti që ndalon përkohësisht hyrjen në SHBA të shtetasve të gjashtë vendeve myslimane, Siri, Libi, Iran, Sudan, Somali dhe Jemen, do të aplikohet për çdo person që nuk ka krijuar marrëdhënie të besimit të mirë me një person apo një subjekt në SHBA, raporton AFP.

“Çdo banori të këtyre vende që është krejtësisht i panjohur nga autoritetet amerikane, do t’i refuzohet aksesi në territoret e SHBA-ve”, theksuan nëntë gjyqtarët e Gjykatës Supreme.

“Nga ana tjetër, një shtetas i këtyre vendeve që vjen për të vizituar një anëtar të familjes që ndodhet në SHBA mund të vijë, ashtu si mundet një student që është pranuar në një universitet amerikan”, thuhet në vendimin e Gjykatës Supreme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat