Trump përshëndet vendimin e Gjykatës Supreme

Amerika

Trump përshëndet vendimin e Gjykatës Supreme

Më: 26 qershor 2017 Në ora: 21:50
Presidenti amerikan, Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump përshëndeti sot vendimin e Gjykatës Supreme që riktheu pjesërisht në fuqi dekretin kundër migracionit, duke e konsideruar këtë si një fitore për sigurinë kombëtare të SHBA-ve.

“Si president, nuk mund të lejoj të hyjnë në vendin tonë persona që na duan të keqen. Dua persona që mund të duan SHBA-të dhe të gjithë qytetarët dhe që do të jenë punëtore dhe prodhues”, thotë Trump në një komunikatë.

“Vendimi i bërë publik nga Gjykata Supreme është një fitore e pastër për sigurinë tonë kombëtare”, shtoi ai.

Ky vendim i Gjykatës Supreme është një fitore për presidentin republikan që deri tani kishte pësuar një seri goditjesh në drejtësi mbi këtë masë.

Dekreti që ndalon përkohësisht hyrjen në SHBA të shtetasve të gjashtë vendeve myslimane, Sirisë, Libisë, Iranit, Sudanit, Somalisë dhe Jemenit, do të aplikohet për çdo person që nuk ka krijuar marrëdhënie të besimit të mirë me një person apo një subjekt në SHBA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat