Trump paralajmëron Asadin

Amerika

Trump paralajmëron Asadin

Më: 27 qershor 2017 Në ora: 08:08
Trump, Assad

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se qeveria siriane duket se është duke përgaditur një tjetër sulm me armë kimike, duke paralajmëruar se nëse ndodh një gjë e tillë, Siria “do ta paguajë çmimin”.

Ajo po ashtu ka njoftuar se përgaditjet nga Siria janë të ngjashme me ato që janë ndërmarrë para sulmit të 4 prillit të këtij viti, i cili vrau shumë persona.

Pas atij sulmi presidenti i SHBA-së, Donald Trump urdhëroi nisjen e një sulmi me raketa në një bazë ajrore siriane.

“Ashtu siç kemi deklaruar më parë, Shtetet e Bashkuara janë në Siri për të shkatërruar Shtetin Islamik në Irak dhe Siri,” ka thënë zëdhënësi i SHBA-së, Sean Spicer.

“Nëse, presidenti sirian Bashar al-Assad nis një tjetër sulm për vrasje masive duke përdorur armë kimike, ai dhe ushtria e tij do të paguajnë një çmim të rëndë”.

Trump pati urdhëruar sulmin ajror gjatë muajit prill pasi siç pati thënë ai, sulmi me armë kimike ishte kryer nga qeveria e Asadit.

Nga ky sulm u vranë të paktën 70 persona.

Siria vazhdon ta mohoj këtë akuzë.

Këto sulme e vunë Uashingtonin në përballje me Rusinë, e cila ka mbështetur Asadin në sulme ajrore në luftën e tij civile gjashtë vjeçare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat