Forcat e mbështetura nga SHBA-ja depërtuan në një mur rreth Rakës

Amerika

Forcat e mbështetura nga SHBA-ja depërtuan në një mur rreth Rakës

Më: 4 korrik 2017 Në ora: 09:36
Forcat kryengritëse gjatë kalimit të një rruge dje në qytetin Raka të Sirisë

Forcat e mbështetura nga Shtetet e Bashkuara në Sirikanë hapur vrima një mur rreth Qytetit të Vjetër në Raka, derisa po përpiqen ta rimarrin kontrollin e këtij qyteti nga militantët e grupit esktremist, Shteti Islamik, ka njoftuar mbrëmë vonë Komanda qendrore e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara.

“Forcat e koalicionit i kanë mbështetur Forcat Demokratike Siriane gjatë avancimit të tyre në pjesën më të mbrojtur të qytetit Raka, duke i hapur dy kalimenë murin Rafiqah, që e rrethon Qytetin e Vjetër”, ka thënë komanda amerikane dhe ka shtuar se Forcat Demokratike Siriane ishin ballafaquar me rezistencë të fuqishme në këtë mur nga luftëtarët e Shtetit Islamik, të cilët e kanë përdorë atë si pozicion luftarak dhe kishin instaluar mina dhe pajisje të improvizuara eksploduese kundër forcave kryengritëse që po avanconin.

“Këto pjesë të shënjestruara ishin seksione 25 metërshe dhe do të ndihmojnë në mbrojtjen e pjesës së mbetur të murit prej gjithsejt 2,500 metrave”, ka njofutar kjo komandë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat