Sondazhet: Mbështetet urdhëri për ndalimin e udhëtimeve

Amerika

Sondazhet: Mbështetet urdhëri për ndalimin e udhëtimeve

Më: 6 korrik 2017 Në ora: 07:21
SHBA

Sipas një sondazhi të ri të kryer nga portalet e lajmeve “POLITICO” dhe “Morning Consult”, shumica e amerikanëve e miratojnë vendimin e presidentit për ndalimin e udhëtimeve drejt Shteteve të Bashkuara, për vizitorët nga gjashtë vende me shumicë myslimane.

Urdhri ndalon lëshimin e vizave të reja për Iranin, Libinë, Somalinë, Sudanin, Sirinë dhe Jemenin për 90 ditë dhe pezullon programin e refugjatëve për 120 ditë.

Sipas sondazhit 60 për qind e votuesve mbështesin ndalimin, ndërsa 28 për qind janë kundër tij.

Shumica e të anketuarve me bindje republikane, 84 për qind e tyre mbështesin ndalimin, ndërsa vetëm 9 për qind e kundërshtojnë atë.

Vendimi për të ndalur udhëtimet gëzon popullaritet edhe mes votuesve me bindje të pavarura. 56 për qind e tyre e mbështesin ndërsa 30 për qind janë kundër.

Pak më shumë se 40 për qind e votuesve demokratë e miratojnë ndalimin, ndërsa 46 për qind janë kundër.

Në sondazh nuk përmendet presidenti apo urdhrat e tij ekzekutivë mbi emigracionin. Sondazhi ndryshon nga ata të kryer më parë ku në shumicën e tyre kundërshtohet ndalimi i udhëtimit drejt Shteteve të Bashkuara./voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat