SHBA kërcënon Korenë V. me përdorim të forcës ushtarake

Amerika

SHBA kërcënon Korenë V. me përdorim të forcës ushtarake

Më: 6 korrik 2017 Në ora: 07:43
Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Nikki Haley.

SHBA tha se do të përdorë “forcë të konsiderueshme ushtarake” në Korenë e Veriut, nëse “i duhet”.

Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Nikki Haley, i bëri këto komente në Këshill të Sigurimit, në javën kur Koreja e Veriut ka testuar një tjetër raketë me rreze të gjatë veprimi.

Haley tha se testi paraqet “përshkallëzim ushtarak” dhe po ashtu kërcënoi me kufizime tregtare.

Rusia, në anën tjetër, e dënoi veprimin e Koresë së Veriut, por tha se kundërshton sanksionet e reja ose përdorimin e forcës kundër Phenjanit.

Lëshimi i raketës të martën është i fundit në një seri testesh që ka kryer Koreja e Veriut.

Ekspertët besojnë se arma e Koresë Veriore mund të arrijë Alaskën, por nuk besojnë se Veriu ka kapacitet që të bartë koka bërthamore në distancë të largët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat