Tre të vdekur nga zjarri në SHBA

Amerika

Tre të vdekur nga zjarri në SHBA

Më: 8 korrik 2017 Në ora: 22:56
Ilustrim

Të paktën tre persona kanë humbur jetën në një zjarr që ka përfshirë një kompleks banesor në qytetin amerikan Hjuston, njoftuan sot zyrtarët.

Zjarrfikësit intervenuan për shkak të zjarrit, i cili kaploi ndërtesën në vendin Krosbi, rreth 23 kilometra në verilindje të Hjustonit.

Shkaku i zjarrit ende nuk është konfirmuar, transmeton AP.

Zëvendës sherifi Tomas Grililand tha se viktimat janë dy gra dhe një djalosh, banorë të ndërtesës së përfshirë nga zjarri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat