SHBA porosit Korenë Veriore: THAAD ka rrëzuar raketën balistike

Amerika

SHBA porosit Korenë Veriore: THAAD ka rrëzuar raketën balistike

Më: 11 korrik 2017 Në ora: 18:49
Raketa

Sistemi anti-raketor THAAD me sukses gjatë testimeve ka rrëzuar një raketë me rreze të mesme veprimi mbi Alaskë, njoftoi Agjencia amerikane për mbrojtje anti-raketore.

Sipas kësaj agjencie, raketa me rreze të mesme veprimi ishte lansuar nga Paqësori.

“Veprimi i suksesshëm i sistemit THAAD kundër raketës me rreze të mesme ngrit aftësitë e vendit për t’u përballur me kërcënime raketore në Korenë Veriore dhe shtete tjera në botë”, thuhet në kumtesë.

Drejtori i Agjencisë amerikane për mbrojtje anti-raketore, Sam Graves tha se është krenare me qeverinë dhe të gjithë ata që kanë kryer testimin, transmeton Fox News.

“Testi demonstron mundësitë e sistemit THAAD dhe aftësitë e tij që të shkatërrojë raketat balistike. THAAD vazhdon të mbrojë qytetarët tanë, forcat tona dhe aleatët nga kërcënimet reale”, tha ai.

Raketa ishte lansuar nga aeroplani C-17, i cili ishte mbi Oqeanin Paqësor, në veri të Havajeve.  “Radari i sistemit THAAD së pari zbuloi cakun dhe e ndoqi. Pastaj është lansuar interceptori, i cili shkatërroi raketën në ndeshje direkte”, thuhet në deklaratën e kompanisë “ Lockheed Martin ", e cila ka prodhuar sistemin THAAD.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat