Hulumtuesit iranian nuk i lejohet hyrja në SHBA

Amerika

Hulumtuesit iranian nuk i lejohet hyrja në SHBA

Më: 12 korrik 2017 Në ora: 10:37
Ilustrim

Hulumtuesi iranian i kancerit, Mohsen Dehnavi, është ndaluar në aeroportin ndërkombëtar Logan, pasi ishte nisur në SHBA, për të filluar punën në një spital të Bostonit.

Spitali i fëmijëve në Boston, ka thënë se Mohsen Dehnavit nuk i është lejuar hyrja në këtë shtet, i cili ishte së bashku me gruan dhe tre fëmjët e tij, pavarësisht posedimit të vizës.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se Dehnavi dhe familja e tij janë kthyer me aeroplan për në Iran.

Spitali ka thënë se arsyet e ndalimit nuk janë bërë të ditura.

“Spitali i Bostonit shpreson që situata të rregullohet shpejt dhe Dr. Dehnavi me familjen e tij do të lirohen dhe atyre do t'ju lejohet hyrja në SHBA”, ka thënë zëdhënësi i spitalit, Rob Graham.

Zëdhënësja e Doganave dhe Patrullimit Kufitar, Stephanie Malin, ka thënë se ndalimi i familjes Denhavi nuk është i lidhur me vendimin e presidentit Donald Trump për ndalimin e përkohshëm të hyrjes në SHBA, nga gjashtë vende me shumicë myslimane, duke përfshirë edhe Iranin.

Gjykata Supreme, e ka vënë në fuqi vendimin e administratës Trump, për ndalimin e hyrjes në SHBA të udhëtarëve nga vendet si Irani, Libia, Somalia, Sudani, Siria dhe Jemeni.

Mirëpo gjykata ka thënë se vendimi nuk mund të ndalojë personat që “kanë lidhje të mira me ndonjë kompani apo person në SHBA”.

Kryetari i Bostonit, Marty Walsh u ka thënë gazetarëve se ai po pret më shumë informata rreth këtij rasti, mirëpo ka shtuar se ky mund të jëtë shembull i shqetësimeve për ndalimet e udhëtimit nga Irani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat