Trump në vizitë dyditëshe në Francë

Amerika

Trump në vizitë dyditëshe në Francë

Më: 13 korrik 2017 Në ora: 08:01
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe Zonja e Parë, Melania - foto arkivi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe Zonja e Parë, Melania, arrijnë sot në Francë, për një vizitë dyditëshe.

Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se ata do të marrin pjesë në festimin e Ditës Bastille në Paris, më 14 korrik.

Dita Bastille është festë kombëtare në Francë, ndërsa këtë vit përkon edhe me 100-vjetorin e hyrjes së SHBA-së në Luftën e Parë Botërore.

Trump do të takojë edhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Bisedimet e tyre pritet të përqendrohen në konfliktin në Siri dhe luftën kundër terrorizmit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat