Zjarr në ndërtesë, tre të vdekur në Havaje

Amerika

Zjarr në ndërtesë, tre të vdekur në Havaje

Më: 15 korrik 2017 Në ora: 11:40
Zjarr në ndërtesë

Tre persona kanë humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer në një ndërtesë në Honolulu të Havajeve.

Zjarri ka shpërthyer sot në katin e 26-të të ndërtesës “Marco Polo”.

Rreth 100 zjarrfikës kanë evakuuar qindra persona, ndërkohë që flakët përhapeshin edhe në katet e tjera të ndërtesës me 568 apartamente.

Një helikopter dhe qindra zjarrfikës janë impenjuar për të fikur zjarrin, që ka arritur deri në katin e 28-të.

Tash për tash nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat