Vetëm 36% e e aprovojnë performancën e Donald Trump - Bota Sot
Vetëm 36% e e aprovojnë performancën e Donald Trump

Amerika

E hënë, 25 shtator 2017

Vetëm 36% e e aprovojnë performancën e Donald Trump

Më: 17 korrik 2017 Në ora: 12:05
Donald Trump

Vetëm 36% e amerikanëve e aprovojnë performancën e Donald Trump në zyrën ovale.

Sondazhi i fundit i realizuar nga “Washington Post”/”ABC News” tregon se popullariteti i Presidentit të Shteteve të Bashkuara ka rënë në nivelin më të ulët të 6 muajve të para në detyrë të një kryetari të shtetit amerikane përgjatë 70 viteve të fundit.

Vetëm disa orë pasi sondazhi u bë publik, Trump iu kthye “Twitter”-it për të mbrojtur veten, duke i kujtuar realizuesve të anketimit se në kohën e zgjedhjeve, ishin gabuar shumë në parashikime.

Të dielën, po përmes rrjetit të vet të preferuar social, ai kritikoi sërish median duke e akuzuar se “po shkatërron demokracinë” me mbulimin e bërë takimit që djali i tij pati vitin e kaluar me një juriste ruse, nën premtimin se do t’i ofroheshin informacione dëmtuese për rivalen e të atit në zgjedhje, Hillary Clinton. 

“Hillary Clinton mund të siguronte në mënyrë të paligjshme pyetjet për debatet, apo mund të fshinte 3,000 e-maile, ndërkohë që është djali im Don ai që qortohet nga media e lajmeve të rreme?”, tha kreu i Shtëpisë së Bardhë në platformën e tij të preferuar.

Trump i referohej e-maileve që Clinton fshiu nga kompjuteri i saj privat në periudhën kur ishte Sekretare Shteti, si dhe pretendimeve se media ja kishte treguar pyetjet para se ajo të përballej në një debat me një rival brenda partisë së saj demokrate disa muaj para zgjedhjeve të nëntorit.

“Përmes burimeve të rreme dhe paidentifikuara, “fake news” po shkatërrojnë demokracinë në vendin tonë!” - shkruajti të dielën Presidenti Trump në profilin e tij në “Twitter”. 

Shoqata e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë e hodhi poshtë sulmin e zotit Trump ndaj medias, duke thënë se “një shtyp i lire dhe i pavarur është kritik edhe ndaj demokracisë”.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test