Presidenti Trump do t'i japë fund një programi të CIA-s

Amerika

Presidenti Trump do t'i japë fund një programi të CIA-s

Më: 20 korrik 2017 Në ora: 18:35
Donald Trump dhe Mike Pompeo

Presidenti Donald Trump ka vendosur t’i japë fund një programi të Agjencisë Qendrore të Zbulimit për të pajisur dhe trajnuar grupet kryengritëse siriane.

Zyrtarët amerikanë thanë se vendimi u mor rreth një muaj më parë pas një takimi të mbajtur me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare H.R. McMaster dhe Drejtorin e CIA-s, Mike Pompeo.

Programi filloi në vitin 2013 nën ish-Presidentin Barak Obama për të ndihmuar kryengritësit e moderuar në luftën kundër presidentit sirian Bashar al-Assad.

Qysh në fillim pati pikëpyetje rreth efektshmërisë së planit si dhe shqetësime se mos armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara përfundonin në duart e militantëve.

Zyrtarët thanë se vendimi i zotit Trump është pjesë e përpjekjes së administratës për të përmirësuar marrëdhëniet me Rusinë, e cila lufton në Siri që nga fundi i vitit 2015 në mbështetje të Asadit./voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat