McCain: Do t'i kthehem punës së shpejti

Amerika

McCain: Do t'i kthehem punës së shpejti

Më: 21 korrik 2017 Në ora: 11:05
Senatori amerikan, John McCain

Senatori amerikan, John McCain, tha se së shpejti do t'i kthehet punës në Uashington, edhe pse është diagnostikuar me kancer në tru.

"E vlerësoj shumë mbështetjen. Do të kthehem shpejt - fatkeqësisht për partnerët e mi në Kongres me të cilët kacafytem", tha McCain përmes një postimi në Twitter.

Mjekët thonë se McCain, 80 vjeç, ka glioblastomë, një kancer agresiv që shoqërohet me koagulim gjaku. McCain është operuar në kokë javën e kaluar.

Ai është veteran i luftës në Vietnman dhe kryeson Komitetin e Senatit për Shërbime të Armatosura.

"Senatori McCain ka qenë gjthmonë luftëtar", ka thënë presidenti amerikan, Donald Trump, duke i uruar shërim të shpejtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat