2234 të vrarë në muajin qershor në Meksikë

Amerika

2234 të vrarë në muajin qershor në Meksikë

Më: 21 korrik 2017 Në ora: 22:44
ilustrim

Sipas qeverisë meksikane, në qershor të këtij viti janë vrarë 2234 persona, e cila është statistika më e keqe në 20 vitet e fundit.

Nga janari deri në qershor të këtij viti, janë kryer 12,155 vrasje, që është 31 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, raporton AP.

Kjo shifër është më e lartë se në periudhën e vitit 2011, i cili vit deri më tani ishte viti me numrin më të madh të vrasjeve në Meksikë.

Meksika është njëri nga shtetet ku ndodh numri më i madh i vrasjeve. Në shumë qytete të këtij vendi kontrollin e kanë bandat rivale, apo të njohura si kartelat e drogës, të cilat njihen për ashpërsinë e tyre në vrasjen e rivalëve dhe qytetarëve të pafajshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat