Trump falënderon Spicer, Sanders merr vendin e tij

Amerika

Trump falënderon Spicer, Sanders merr vendin e tij

Më: 21 korrik 2017 Në ora: 23:12
Sarah Huckabee Sanders

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump njoftoi se Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Sean Spicer ka paraqitur dorëheqjen dhe se këtë pozitë disa orë më vonë e mori zëvendësja e tij, Sarah Huckabee Sanders.

Tramp ka falënderuar Spicer për kontributin që ka dhënë në postin që ka ushtruar.

Mediat kanë raportuar sot se zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer ka dhënë dorëheqje pas mosmarrëveshjeve që ka pasur pasi që presidenti Donald Trump zgjodhi drejtorin e ri të komunikimit të Shtëpisë së Bardhë, raporton AFP.

Scaramucci është 53 vjeçar dhe drejtues i një shoqërie investimesh, transmeton KosovaPress.

Scaramucci ka pasur më parë një marrëdhënie të tensionuar dhe me Sekretarin e Shtabit të Spicer dhe Shefin e Shtëpisë së Bardhë, Reince Priebus, i cili kundërshtoi vendimin e Trumpit për ta instaluar atë në pozitën e lartë komunikuese. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat