Trump inaguron “bishën” më të re të detit: Do t’i bëj të dridhen armiqtë tanë

Amerika

Trump inaguron “bishën” më të re të detit: Do t’i bëj të dridhen armiqtë tanë

Më: 23 korrik 2017 Në ora: 11:20
USS Gerald R. Ford

SHBA tashmë do të këtë dhe një aeroplanmbajtëse me shumë në dispozicion të ushtrisë së saj.

Gjatë inaugurimit të aeroplanmbajtëses me të re amerikane, presidenti, Donald Trump, tha se ajo dërgon “mesazh prej 100 mijë tonelatave për në botë” për forcën e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara.

Më tej Trump theksoi se aleatët amerikan mund të relaksohen, por armiqtë e Amerikës do të “tronditen nga frika”, kur ata ta shohin anijen e re.

“Zoti e bekoftë dhe udhëheqë këtë luftanije dhe të gjithë ata që do të lundrojnë në të”, tha Trump.

Aeroplanmbajtësja e cila u inagurua dje mban emrin e ish-presidentit amerikan, Gerald Ford.

Për ndërtimin e anijes e cila peshon 100,000 ton, janë dashur 8 vite dhe  ka kushtuar 12.9 miliardë dollarë.

Aeroplanmbajtësja me repart atomik, do t’i ketë afro 2,600 marinarë dhe pritet që të shërbej për 50 vjet. Ajo është aeroplanmbajtësja më i madhe dhe më i avancuar në historinë e botës.

Image
Aeroplanmbajtësja USS Gerald R. Ford
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat