Kushner: Nuk kam pasur lidhje me ambasadorin rus para zgjedhjeve

Amerika

Kushner: Nuk kam pasur lidhje me ambasadorin rus para zgjedhjeve

Më: 24 korrik 2017 Në ora: 15:16
Jared Kushner

Në një deklaratë dërguar mediave disa orë para dëshmisë së tij para Senatit, dhëndri i presidentit Donald Trump, Jared Kushner, ka pranuar se gjatë fushatës dhe periudhës transicionale presidenciale u takua me zyrtarë rus, përfshirë edhe ambasadorin e Rusisë në Shtetet e Bashkuara, Sergei Kiseljak, por mohon çdo bashkëpunim me ta.

“Reuters ka shkruar se kam pasur dy thirrje telefonike me ambasadorin Kiseljak në mes prillit dhe nëntorit të 2016-tës. Edhe pse kam pasur mijëra thirrje në atë periudhë nuk më kujtohet ndonjë bisedë më ambasadorin rus. Nuk kam pasur asnjë lidhje me ambasadorin para zgjedhjeve. Në fakt më 9 nëntor nuk kam mundur as ta kujtoj emrin e ambasadorit”, ka thënë Kushner.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat