SHBA-të vendosin sanksione ndaj 13 zyrtarëve venezuelas

Amerika

SHBA-të vendosin sanksione ndaj 13 zyrtarëve venezuelas

Më: 26 korrik 2017 Në ora: 23:08
Nicolas Maduro

SHBA-të kanë vendosur sot sanksione ndaj 13 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë të qeverisë në Venezuelë, disa ditë para emërimit të Asamblesë Kushtetuese, me kërkesë të presidentit Nicolas Maduro, njoftoi Thesari amerikan.

Organi i Thesarit me funksion të veçantë për të parashtruar sanksione, njoftoi masa ndëshkuese kundër zyrtarëve të qeverisë venezuelase dhe disa të tjerëve që po minojnë demokracinë në këtë shtet të tronditur nga një krizë e rëndë politike dhe protesta të dhunshme, raporton AFP.

Që nga fillimi i protestave të opozitës kundër qeverisë së Maduros, kanë humbur jetën më shumë s e 100 protestues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat