Shkëputet luhatësja, një i vdekur dhe disa të lënduar në një park lojërash në Ohio

Amerika

Shkëputet luhatësja, një i vdekur dhe disa të lënduar në një park lojërash në Ohio

Më: 27 korrik 2017 Në ora: 09:42
Ilustrim

Një person është i vdekur dhe shtatë të tjerë janë plagosur, tre prej të cilëve janë në gjendje kritike, pasi një luhatëse u shkëput nga sistemi në një park lojërash në Ohio.

Siç shkruajnë mediat e huaja, i vdekuri është një mashkull 18-vjeçar.

Qendra Mjekësore e Grantit në Columbus ka pranuar tre pacientë, ka thënë zëdhënësi i spitalit Mark Hopkins për ABC News.

E sipas autoriteteve dy nga tre pacientët janë në gjendje të qëndrueshme, ndërsa i treti është në gjendje kritike.

Ata kanë thënë se spitali nuk pret ndonjë pacient shtesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat