Në Venezuelë për katër muaj vriten 107 protestues

Amerika

Në Venezuelë për katër muaj vriten 107 protestues

Më: 27 korrik 2017 Në ora: 23:48
ilustrim

Në protestën e sotme kundër presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, që është dita e dytë e grevës së përgjithshme e organizuar në të gjithë vendin, është vra një 49-vjeçar, njoftoi Prokuroria e Shtetit të Venezuelës, raporton AFP.

Agjencia deklaroi se pas vdekjes, e cila ka ndodhur në shtetin verior të Carabobo, numri i përgjithshëm i protestuesve të vrarë në katër muaj të protestave kundër Maduros, ka rritur në 107 viktima.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat