Sekretari i Shtetit Tillerson për takime në Filipine

Amerika

Sekretari i Shtetit Tillerson për takime në Filipine

Më: 5 gusht 2017 Në ora: 22:34
Rex Tillerson

Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson mbërriti të shtunën në Manila të Filipineve në udhëtimin e tij të parë zyrtar në Azinë Juglindore. Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kërkojnë një mekanizëm ligjërisht të detyrueshëm për të parandaluar pretendimet konfliktuale territoriale në Detin e Kinës Jugore që mund të rezultojnë në konfrontime të dhunshme.

Pas një paralajmërimi të rreptë nga Kina, Vietnami tërhoqi lejen e një kompanie energjetike për shpime për gaz natyror në Detin e Kinës Jugore. Ky është rasti më i fundit në mosmarrëveshjen e vazhdueshme në rrugëkalimin ujor që besohet të jetë i pasur me burime natyrore.

Gjatë vizitës së tij në Filipine, Sekretari Tillerson gjithashtu do të kërkojë bashkëpunim më të madh nga aleatët rajonalë në izolimin e Koresë së Veriut./voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat