SHBA shfuqizon ndryshimet klimatike, vendos “ekstremet e motit”

Amerika

SHBA shfuqizon ndryshimet klimatike, vendos “ekstremet e motit”

Më: 7 gusht 2017 Në ora: 22:02
SHBA, harta

Punonjësve në Ministrinë e Bujqësisë së SHBA-ve u është thënë që t’i shmangen frazës ndryshimet klimatike dhe në vend të kësaj të përdorin shprehjen “ekstremet e motit”, shkruan gazeta britanike “Guardian”.

Një veprim i tillë, sipas gazetës, dëshmon se administrata e presidentit Donald Trump po tenton të ndryshojë gjuhën, të cilën disa punonjës e përdorin kur flasin për ndryshimet klimatike.

Në listën e shprehjeve, të cilat nuk duhet përdorur janë “ndryshimet klimatike”, e cila duhet zëvendësuar me “ekstremet e motit”, “përshtatja e ndryshimeve klimatike”, në vend të së cilës në të ardhmen do të përdoret “rezistenca ndaj ekstremeve të motit”.

Edhe njëra nga shprehjet, të cilat punonjësit nuk guxojnë ta përdorin është edhe “zvogëlimi i gazrave të dëmshme”, në vend të së cilës do të përdoret fraza “krijimi i materieve organike në terren”.

Ndryshe, presidenti Trump kishte bërë me dije në qershor se vendi i tij tërhiqet nga marrëveshja e Parisit për klimën, veprim ky që u kritikua nga shtetet e tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat