Venezuela në prag të luftës civile

Amerika

Venezuela në prag të luftës civile

Më: 8 gusht 2017 Në ora: 07:52
Trazira në Venezualë

Protestat popullore kundër presidentit majtist në Venezuelë po marrin dimensionet e një lufte civile. Një grup prej 20 personash shpërtheu depon e armatimin të një baze ushtarake në qytetin Valencia, qyteti i tretë me i rëndësishëm i ndodhur në veri te vendit.

Nga shkëmbimi i zjarrit humbën jetën 2 persona, ndërsa u arrestuan 8 të tjerë. Aktualisht, policia është vënë në kërkim të 10 të tjerëve, të cilët janë zhdukur pa asnjë gjurmë me një sasi të konsiderueshme armësh.

Të dielën, një video qarkullonte në rrjetet sociale ku shfaqej një grup njerëzish me uniforma ushtarake, të cilët njoftonin nisjen e një kryengritje të armatosur kundër presidentit Nikolas Maduro. Video u publikua teksa javën e kaluar u krijua një strukturë paralele parlamentare pro-qeveritare, pas zgjedhjeve të kontestuara gjerësisht nga ndërkombëtarët.

Venezuela është në krizë të thellë politike prej 2015-ës, kur opozita siguroi shumicën në parlament. Prej asaj kohe presidenti Maduro ka bërë përpjekje për t’i delegjitimuar zgjedhjet e atëhershme, duke shpallur edhe gjendjen e jashtëzakonshme, për të ruajtur pushtetin.

Prej fillimit të këtij viti, protestat mbarëpopullore janë ashpërsuar, shpesh duke precipituar në përleshje, që deri tani i kanë marrë jetën mbi 120 personave, sipas statistikave zyrtare. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat