SHBA sanksionon edhe tetë zyrtarë të Venezuelës

Amerika

SHBA sanksionon edhe tetë zyrtarë të Venezuelës

Më: 9 gusht 2017 Në ora: 19:39
Flamuri amerikan

Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka sanksionuar edhe tetë zyrtarë të tjerë nga Venezuela, duke përfshirë edhe vëllain e liderit socialist, Hugo Chavez.

Sanksionet janë vënë si përgjigje ndaj rolit të tyre tek presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, në krijimin e një trupi të ri legjislativ, kanë thënë zyrtarët amerikanë.

Masat e reja nga Departamenti i Thesarit të SHBA-së, do të bllokojnë asetet e personave të sanksionuar, të njëjtëve u ndalohet udhëtimi në SHBA dhe u ndalohet amerikanëve të bëjnë biznes me këta persona.

Gjatë javës së kaluar Uashingtoni ka sanksionuar ngjashëm edhe presidentin Maduro dhe 13 zyrtarë të tjerë nga Venezuela.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat