“Franklin” dobësohet nga uragan në stuhi tropikale

Amerika

“Franklin” dobësohet nga uragan në stuhi tropikale

Më: 10 gusht 2017 Në ora: 17:59
ilustrim

Stuhia Atlantike “Franklin” është dobësuar nga uragan në stuhi tropikale, ndërsa vazhdon rrugëtimin e saj në pjesën lindore të Meksikës.

Sot herët në mëngjes “Franklin” mbërriti në bregun lindor të Meksikës, si një stuhi e kategorisë 1, në shkallëN me pesë nivele që mat fuqinë shkatërruese të një stuhie.

Raportet e fundit nga Qendra Kombëtare e Uraganëve në Shtetet e Bashkuara tregojnë se shpejtësia e stuhisë “Franklin” llogaritet në 110 kilometra në orë. Parashikuesit thonë se stuhia do të dobësohet edhe më tej ndërsa lëviz përgjatë Meksikës lindore, përpara se të shpërbëhet sot ose nesër në mëngjes.

Autoritetet meksikane kanë anuluar pothuaj të gjitha paralajmërimet për uraganë dhe stuhi tropikale për pjesën e Meksikës qendrore. Por stuhia tropikale “Franklin” pritet të shkaktojë reshje deri në 20 centimetra, përfshirë disa zona ku reshjet do të shkojnë deri në 38 centimetra, duke shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje balte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat