Trangjinorët në ushtri padisin Presidentin Trump

Amerika

Trangjinorët në ushtri padisin Presidentin Trump

Më: 10 gusht 2017 Në ora: 18:59
ilustrim

Pesë përfaqësues transgjinorë të ushtrisë amerikane kanë vendosur të padisin presidentin Donald Trump për synimet e tij për të ndaluar personelin transgjinor të shërbejë në forcat e armatosura.

Në 26 korrik presidenti Trump shkroi në Twitter se qeveria amerikane "nuk do të pranojë ose lejojë individë transgjinorë të shërbejnë në cilëndo pozitë" në ushtri, një ndryshim i politikës së Pentagonit dhe sipas padisë, i pa konsultuar me komandantët e lartë ushtarakë.

Njoftimi i zotit Trump shkaktoi protesta anembanë vendit.

Paditësit i kërkojnë në këtë rast gjykatës të deklarojë udhëzimin e zotit Trump si jokushtetues dhe të lëshojë urdhëresa për ta ndalur atë./voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat