"Kemi mbushur armët": SHBA përgatitet për luftë me Korenë e Veriut

Amerika

"Kemi mbushur armët": SHBA përgatitet për luftë me Korenë e Veriut

Më: 11 gusht 2017 Në ora: 19:03
Trump dhe Kim

Gjuha është ashpëruar ndjeshëm mes regjimit diktatorial të Koresë së Veriut dhe SHBA-ve. 

"Ne jemi gati. Me armë të mbushura dhe të drejtuara"., ishte deklarata më e fundit e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump pas kërcënimeve të regjimit korean se do të godisnin ishullin e Guamit, një territor amerikan në oqeanin Paqësor.

Gjatë ditës së djeshme. Koreja e Veriut kërcënoi se do të godisnin këtë ishull ku ndodhen rreth 150 000 ushtarë amerikan me raketa me rreze të gjatë veprimi.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, zyrtarë të Kinës kanë deklaruar se nëse është Koreja e Veriut ajo që godet e para SHBA-në, ata do të qendrojnë neutral, por nëseSHBA-të godasin të parat, atëhere do të rreshtohen në krah të regjimit komunist

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat